Skuadra e Barcelonës mbrëmë arriti një fitore të madhe ndaj Athletic Bilbao me rezultatin minimal 1-0 në javën e dhjetë në La Liga.
Gol në këtë ndeshje shënoi Marc Guiu, futbollisti 17-vjeçar që befasoi të gjithë sportdashësit, shkruan LIG Sport
Në tribuna ishin të pranishëm edhe familjarët e futbollistit të talentuar të cilët golin e përjetuan me shumë emocione të mëdha.
Madje nëna e tij gati sa nuk pësoi sulm në zemër kur pa djalin e tij duke shënuar gol në debutim me fanellën e Barcelonës.