LIG Sport
    LEXO GJITHASHTU

    I kanë rënë edhe flokët, por David Luiz vazhdon me ndërhyrje fantastike si super mbrojtës

    April 21, 2025

    Në fushë gola s’po shënon, por në jetë private po / Armando Broja na prezanton të dashurën e tij

    April 20, 2025

    Ermal Krasniqi asiston bukur në Çeki me Sparta Pragën

    April 19, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LIG Sport
    • Ballina
    • Ndërkombëtare
    • Kuq e Zi dhe Dardanët
    • Superliga
    • Boks
    • Sporte tjera
    • K’naqu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LIG Sport
    Home»Ndërkombëtare»“70 për qind të tifozëve do jenë shqiptarë”, legjenda Zabaleta: Lojtarët do japin maksimumin në Euro 2024

    “70 për qind të tifozëve do jenë shqiptarë”, legjenda Zabaleta: Lojtarët do japin maksimumin në Euro 2024

    May 6, 2024
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Zabaleta është i bindur se Shqipëria mund të lërë gjurmë në Europianin e Gjermanisë.

    Ndihmësi i Silvinjos beson se kuqezinjtë kanë shumë për thënë në kompeticionin më të rëndësishëm në Europë sa i përket nivelit të Kombëtares.

    Në një intervistë për “ABC News”, Zabaleta nuk ishte aspak i frikësuar për mungesën e vazhdimësisë së disa prej lojtarëve të Shqipërisë në klubet e tyre.

    Sipas tij, në një stadium në Gjermani që do të luhet me 70% të tifozëve që përkrahin Shqipërinë dhe nuk ka motivim, atëherë është e kot që të flasësh për futbollin.

    “Të jem i sinqertë, është një mrekulli në Shqipëri, shumë më mirë nga çfarë e prisnim. Një vend i mrekullueshëm, me njerëz të mrekullueshëm, me Federatë shumë të mirë. Armand Duka është gjithmonë pranë nesh, na mbështet për atë që kemi nevojë.

    Jemi të rrethuar nga profesionistë dhe njerëz shumë të mirë. Mendoj se ne duhet të kemi besim se mund t’ia dalim. Nëse nuk shkojmë në Europian me këtë mentalitet, ne nuk do të kemi asnjë shans.

    Ndoshta disa nga lojtarët nuk po luajnë sa duhet, herë luajnë, herë. Gjithsesi, kur ata të jenë në Europian, unë jam I sigurt se ata do të japin maksimumin. Ata e dinë se në stadiume, 70 për qind e tifozëve do të jenë shqiptarë. Nëse nuk frymëzohesh as nga një atmosferë e tillë, do të thotë se nuk ke lidhje me futbollin.

    Gjëja që na shqetëson më shumë është ana shëndetësore, ana fizike e lojtarëve

    Ne lutemi që ata të mos kenë ndonjë dëmtim të rëndë, që t’i lejë jashtë Europianit.

    Kjo është gjëja më e rëndësishme. Dakord, disa prej tyre luajnë rregullisht, disa të tjerë jo aq shumë, por mendoj se që të gjithë do të jenë ashtu siç duhet në aspektin fizik.

    Nuk shqetësohemi për këtë. Gjithsesi, siç themi ne në Argjentinë, ne ndezim një qiri dhe lutemi çdo ditë që asnjë prej tyre të mos dëmtohet dhe të mos mbetet jashtë Europianit”, tha Zabaleta.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email

    LEXO GJITHASHTU

    I kanë rënë edhe flokët, por David Luiz vazhdon me ndërhyrje fantastike si super mbrojtës

    April 21, 2025

    Në fushë gola s’po shënon, por në jetë private po / Armando Broja na prezanton të dashurën e tij

    April 20, 2025

    Ermal Krasniqi asiston bukur në Çeki me Sparta Pragën

    April 19, 2025
    Të fundit

    Edon Zhegrova ‘dridh’ me deklaratën e fundit: Jam gjithmonë gati për kombëtaren, por jo për njerëz që s’ja duan vendit të mirën

    November 15, 202316,168

    Formacioni i Tottenham pas dy kartonave të kuq po befason botën e futbollit, Postecoglou është mjeshtër i vërtetë

    November 6, 202315,900

    Gjest mjaft i bukur | Tifozi i vogël ia kërkoi fanellën, Zhegrova ia plotëson dëshirën pas ndeshjes, ndalet dhe bisedon me të

    December 18, 202313,348

    Kështu motivohet kombëtarja | Lojtarët e Shqipërisë dhe Sylvinho pritet t’i marrin 4.5 milionë euro premio nëse kualifikohen në Europian

    November 5, 202311,201
    Mos i humbni
    K'naqu

    Në fushë gola s’po shënon, por në jetë private po / Armando Broja na prezanton të dashurën e tij

    By AdminApril 20, 20251,240

    Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë dhe Evertonit, Armando Broja, po e shijon lidhjen e dashurisë me…

    Distria Krasniqi fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Parisit

    February 1, 2025

    Gjest i shëmtuar, trajneri kosovar godet vajzën tetë-vjeçe… humbi në sportin e Taekwondo-s

    November 10, 2024

    Nuk ka shumë risi, Sylvinho zbulon listën e futbollistëve për ndeshjet e nëntorit

    November 8, 2024
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram

    LIG Sport është faqe sportive e themeluar në vitin 2019. Qëllimi kryesor është promovimi i sportistëve, talentëve shqiptarë. Këtu mund të lexoni çdo gjë që i përket sportit. Mos harroni të na ndjekni në gjithë rrjetet tona sociale.

    Facebook-f Instagram Twitter

    © 2023 LIG Sport.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.