Portieri i Kombëtares së Kosovës, Aro Muric ka zënë vend në formacionin e javës në Premier League.
Muric ishte fantastik në barazimin e Burnleyt ndaj Chelseat në “Stamford Bridge” (2:2) duke bërë pritje fantastike, shkruan LIG Sport
Portieri kosovar bëri 11 pritje në këtë takim të javës së 30-të në Premier dhe kështu zë vend në formacionin nga Sofa Score.
Kjo është hera e parë që Muric e sheh vetën te 11-shja më e mirë në top ligën europiane.
Muric nuk ishte i vetëm që kishte notën 10-të në këtë javë, bashkë me të u notua edhe lojtari i Bluve të Londrës, Cole Palmer.