Skuadra e Galatasarayt është fituese e Superkupës së Turqisë për sezonin 2023/24.
Ishte minuta e dytë e ndeshjes, ku lojtarët e Fenerbahces e dorëzuan ndeshjen, shkruan LIG Sport
Fenerbahce kishte udhëtuar në “Nisan” stadium me lojtarët e grupmoshave U19 – kjo si shenjë proteste për vendimin e fundit nga Federata e Futbollit të Turqisë.
Galatasaray arriti të shënonte gol në sekondat e para me anë të Mauro Icardit.
Pastaj lojtarët e rinj të Fenerit u ftuan për ta dorëzuar ndeshjen dhe kështu Galatasaray triumfoi në Superkupë.
Padyshim kjo ishte finalja më e shkurtër në histori të futbollit europian.
Süper Kupa'da yaşananlar:
Galatasaray maça başladı.
Icardi, ilk pozisyonda golü buldu.
Fenerbahçe, maçın durmasıyla birlikte sahadan çekildi.pic.twitter.com/hDsbsIaW8Z— De Marke Sports (@demarkesports) April 7, 2024