FANTASTIKE: Robin Krasniqi fiton duelin ndaj Nikarkhoev, kundërshtari dorëzohet pas goditjeve të fuqishme

Boksieri shqiptar, Robin Haxhi Krasniqi ka fituar meçin e sotëm ndaj boksierit çeçen me nënshtetësi belge, Timur Nikarkhohev.

Robin Haxhi Krasniqi fitoi këtë duel pas pesë raundeve, shkruan LIG Sport.

Boksieri kundërshtarë e dorëzoi meçin e tij, pasi mori disa goditje të mëdha në raundin e pestë, ku nuk mund të vazhdonte më tutje. Kjo nënkuptoi fitore me nokaut teknik.

Ky ballafaqim u zhvillua në Audi Dome të Munichut, ku prezent ishin mijëra shqiptarë.

Boksieri nga Juniku kishte përkrahje të madhe nga sekondi i parë i meçit e deri në fund dhe normalisht ai ua shpagoi këtë diasporës tonë.