Haxhi Krasniqi pas fitores: I kam parë disa mysafirë sonte si Rifat Jashari, jeni forca ime – gjithmonë kuqezi

Boksieri shqiptar, Robin Haxhi Krasniqi ka fituar meçin e sotëm ndaj boksierit çeçen me nënshtetësi belge, Timur Nikarkhohev.

Pas fitores së arritur sonte në Munich të Gjermanisë, Krasniqi u shpreh shumë i lumtur me përkrahjen e madhe nga shqiptarët që ishin prezent, shkruan LIG Sport.

Ai poashtu theksoi se pa fytyra të rëndësishme si Rifat Jashari, për të cilin ishte shumë mirënjohës për përkrahjen.

Më poshtë keni deklaratën e Krasniqit pas meçit:

“Përshëndetje shqiptarët e mi, gjithmonë me shpirt edhe zemër kuq e zi, më keni mbështet gjithmonë, jeni forca dhe energjia jem. Ia dedikoj vendit tim. Kam pa disa mysafirë, si Baci Rifat nga familja legjendare. Faleminderit për mbështetje”, tha Krasniqi.