Skuadra e Galatasarayt ka shënuar fitore të thellë ndaj Alanysporit me rezultatin 4-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në Superligën e Turqisë.
Gol të bukur në këtë ndeshje e shënoi mesfushori i Kombëtares së Marokut, Hakim Ziyech, shkruan LIG Sport
Ziyech shënoi një gol tejet të bukur, i cili ishte shënimi i tij i dytë gjatë këtij sezoni me fanellën e Galatas.
Kujtojmë që Galatasaray me këtë fitore shkon në kuotën e 87 pikëve në pozitën e parë, dy më shumë se vendi i dytë – Fenerbahce.
HAKIM ZIYECH DOUBLES THE LEAD WITH A GOLAZO!!!!
📽️ @FootColic pic.twitter.com/6fceqfV5e3— Football Report (@FootballReprt) April 15, 2024