
Premier League është një nga ligat me më së shumti lojtarë të huaj dhe shumë prej tyre nuk kanë njohuri në gjuhën angleze.
A e keni pyetur vetën se ku e mësojnë lojtarët gjuhën? Përgjigja është: Sara Doque, shkruan LIG Sport
Një numër i madh futbollistësh shkojnë në klasën e Sarës, apo edhe me sistemin online për ta mësuar gjuhën angleze. Në fakt ajo i di gjashtë gjuhë të botës.
Së fundmi Sara pati si student fituesin e Kupës së Botës ‘Katari 2022’ me Argjentinën, Julian Alvarezin e Manchester Cityt.
“Nga fitimi i Kupës së Botës, në mësime të një gjuhe të re. Së bashku me studentin tim”, ka shkruar Sara në rrjetet sociale