
Pas lajmëve të publikuara nga mediat portugeze se Ronaldo ka kaluar një natë të nxehtë me një femër venezueliane në hotelin e kombëtares, sulmuesi i Al Nassr ka mohuar kategorikisht një gjë të tillë. Bëhet fjalë për influencer-en “Georgilaya” e cila ka deklaruar se shkoi në dhomën e numrit 7 pasi bëri disa foto me lojtarët e Portugalisë.
“Kur më nisi mesazhin unë mendova se thjesht do të flisnim e ndoshta mund të bënim disa foto më shumë. Nuk e mendoja se në atë situatë do të përfundonim duke bërë seks. Unë u manipulova nga fuqia e Cristiano Ronaldos”, shkruan në Instagram ajo.
Ronaldo ka reaguar me një qëndrim zyrtar të publikuar në gazetën “Correio da Manhã” nëpërmjet zëdhënësit të tij, i cili deklaron se këto janë lajme tërësisht false. Ngjarja është regjistruar në 25 mars ndërsa mendihet se ka tronditur jo pak çiftin që kaloi një krizë pasi Georgina kërkoi të ndahej nga sulmuesi.