
Boksieri shqiptar, që mbron ngjyrat e shtetit të Kroacisë, Agron Smakiçi rrahet sonte në Bochum të Gjermanisë me kundërshtarine tij, Agit Kabayel.
Smakiçi i cili dje gjatë matjeve peshoi rreth 110 kilogram, dy më shumë se kundërshtar i tij, është i gatshëm të bëjë një luftë të pastër dhe të shpallet kampion Europe
Para disa dite për Lajmi.net, ai deklaroi se stërvitjet me Anthony Joshuan dhe Tyson Furyn në të kaluarën, e kanë bërë boksierin shqiptar ta mendojë titullin botëror e europian.
“Sparingu me Anthony Joshua dhe kampionin e botës, Tyson Fury më ka ndihmuar shumë, sepse në njëfar mënyre e kam parë që jam në një nivel me ta dhe mund të bëhem një ditë kampion botëror”, ishin fjalët e Smakiçit
Kujtojmë që Agit Kabayel, boksieri 30-vjeçar nga Gjermania – gjatë karrierës së tij ka 22 lufta, të gjitha fitore (14 prej tyre me nokaut).
Meçi sonte mes Smakiçit dhe Kabayel zhvillohet rreth orës 22:00 dhe transmetohet vetëm në Bild Plus.