Ylber Ramadani ishte mungesa e madhe e Lecces në sfidën me Sassuolon. Mesfushori i kombëtares do të mungojë edhe në duelin me Monzan në Serie A.
Kjo për shkak të një problemi shëndetësor që Ramadani ka në pjesën e qafës, më saktësisht për shkak të një infeksioni që i ka krijuar edhe probleme me frymëmarrjen. Diçka të tillë e ka bërë të ditur klubi italian nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Ish-futbollisti i Partizani iu është nënshtruar vizitave mjekësorë dhe për fatin e mirë ia ka dalë të shmangë operacionin. Lecce bën me dije se mesfushori ka nisur fazën e rikuperimit dhe të terapive dhe shumë shpejt do të jetë nën urdhrat e trajnerit Gotti.
Ramadani: situazione sanitaria
🔗 https://t.co/whC2lTcLOZ pic.twitter.com/QumyHUfNVv
— U.S. Lecce (@OfficialUSLecce) April 23, 2024