
Boksieri shqiptar, Agron Smakiçi humbi mbrëmë meçin ndaj gjermanit, Agit Kabayel në Bochum të Gjermanisë.
Smakiçi i cili synonte titullin e kampionit të Evropës u ndal në raundin e tretë nga kundërshtari, shkruan LIG Sport.
Pas disa goditjeve të fuqishme, Kabayel e fitoi meçin ndaj Smakiçit me nokaut.
Raundi i tretë i takoi komplet boksierit gjerman, i cili e përfundoi shpejtë meçin dhe u shpall kampion i Europës.
Për Smakiçin kjo është humbja e dytë e karrierës, teksa ka 19 fitore, 17 prej tyre me K.O, por siç duket mbrëmë nuk ishte nata e tij.
Smakiçi ka stërvitur më herët edhe me Tyson Fury dhe Joshua. Është e sigurt se ai në të ardhmen do tentojë sërish këtë titull.
Ja pamjet e fitores së gjermanit me K.O:
Agit Kabayel (23-0) with a TKO-victory in round 3 against Agron Smakici (19-2) after a knockdown in round 2. That was a wild heavyweight-bout in Bochum, Germany. pic.twitter.com/1QHfoGPwvd
— Permante (@PermantexG) March 4, 2023