Mirlind Daku padiksutim është një nga sulmuesit më në formë të kombëtares shqiptare. 26-vjeçari po vazhsdon të shënojë gola spektakolar me Rubin Kazan në Rusi, duke bërë paraqitje fantastike në kampionatin rus.
Në sfidën e djeshme që Rubin Kazan barazoi në shtqëpi 1-1 me Ural, Daku arriti të gjente rrugën e rrjetës duke shënuar një supergol. Në minutën e 43-të do t’u jepte avantazhin të tijve, ndërsa “shembi” në tokë disa kundërshtarë për të çuar më pas topin në fundit në fundin e rrjetës.
Ndërkohë vazhdimisht ishte një rrezik konstant për kundërshtarë, teksa paraqitja e tij është vlerësuar maksimalisht në Rusi. Sulmuesi nga Gjilani është edhe zgjedhur lojtari i ndeshjesh, duke rrëmbyer kështu çmimin personal. Kjo nuk ëhstë hera eparë që Daku shpallet lojtari i ndeshjesh, pasi këtë çmim e ka marrë edhe herë të tjera.