
Partizani dhe Tirana po masin forcat në fushën e lojës, por spektaklin e vërtetë e gjejmë në tribuna.
Tifozët e Tiranës kanë ofruar një spektakël piroteknik në minutën e 52-të të derbit.
Tifozeria e pranishme në tribunën pas porte, kanë hedhur fishekzjarre në ajër dhe më pas kanë ndezur edhe flakadanë të shumtë, duke krijuar një mjegull të madhe tymi. Aq sa arbitri vendosi edhe të ndërpriste për disa minuta ndeshjen.