Sonte zhvillohen dy ndeshjet e para gjysmëfinale në UEFA Europa League dhe vëmendja më e madhe është në Itali, ku Roma pret Bayer Leverkusenin.
Granit Xhaka dhe skuadra e tij gjermane synon të vazhdoj rekordin pa humbje gjatë këtij sezoni, shkruan LIG Sport
Në fakt, ishte pikërisht Roma ajo që ia shkaktoi humbjen e fundit në garat e UEFA-s ekipit gjerman gjatë majit të vitit të kaluar – në “Stadio Olimpic” me rezultatin minimal 1:0.
Por ky sezon për Leverkusenin është krejt ndryshe. Ata duan ta mbyllin edicionin 2023/24 pa humbje në të gjitha garat dhe të shpallet kampion edhe në dy kompeticionet e radhës, si Europa League dhe DFB Pokal.
Sonte nga ora 21:00, përveç Romës dhe Leverkusenit, zhvillohet edhe ndeshja mes Marseille dhe Atalantas.
⚫️🔴 𝗨𝗘𝗟-𝗦𝗣𝗜𝗘𝗟𝗧𝗔𝗚 ⚫️🔴
🆚 AS Rom
⌚️ 21 Uhr
📺 RTL
📻 #WerkselfRadio
📲 #Bayer04App🔜 #ASRB04 | #UEL | #Bayer04 | #Werkself pic.twitter.com/cVu0Hax6g4
— Bayer 04 Leverkusen (@bayer04fussball) May 2, 2024