Skuadra e Llapit është duke barazuar 2:2 ndaj Feronikelit 74 në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në Superligën e Kosovës.
Një supergol u realizua në këtë takim dhe ishte realizator Muhamet Hyseni, shkruan LIG Sport
Hyseni shënoi një supergol nga gjuajtja e lirë në minutën e 22’të.
Me një goditje tejet të fortë si në stilin e Roberto Carlosit, sulmuesi kosovar mposhti portierin dhe padyshim ishte një nga më të mirët e këtij sezoni në Superligë.