
Kampioni i botës në peshat e rënda, Oleksandr Usyk ka pranuar të gjitha kushtet që i ka propozuar Tyson Fury dhe meçi pritet të ndodh gjatë këtij viti.
Fury i kishte kërkuar boksierit ukrainas që fitimet t’i ndanin 70 me 30 në rast të ndonjë meçi, shkruan LIG Sport
Edhe pse duke parë dallimin e madh, shumë ekspert e quajtën të pamundur luftën mes dy kampionëve. Por, para pak minutave Usyk e pranon ofertën duke e quajtur Furyn si “të pangopur”.
Nuk dihet se në cilin muaj do të ndodh ky meç, por ajo që dihet tashmë është që dy boksierët kanë arritur marrëveshje.
USYK accepts! 🤯
Oleksandr Usyk accepts 'greedy belly' Tyson Fury's offer of a 70/30 purse split… but he has some demands of his own 💰
📹: @usykaa pic.twitter.com/7sBBxfbIEM
— Boxing on BT Sport 🥊 (@BTSportBoxing) March 10, 2023