
Trajneri i Kombëtares ‘Kuqezi’, Sylvinho po kalon momente fantastike në shtetin e Shqipërisë dhe s’është larguar që nga zyrtarizimi nga FSHF-ja.
Në një intervistë për abcneës.al, Sylvinho tregoi se janë bërë dy muaj të tokën shqiptare
“U bën dy muaj në Tiranë dhe po zhvillojmë punën tonë. Pak punë zyre, ndjek ndeshjet, ndjek lojtarët. Që dotën e parë që fola me presidentin i thashë që puna zhvillohet këtu dhe unë do të qëndroj në Tiranë. Jam i kënaqur, pasi që këtu nis gjithçka”, ka thënë Sylvinho
Legjenda braziliane gjithashtu tregon se Shqipëria ka futbollistë cilësor, madje disa janë edhe në Superiore.
“Po, ne kemi parë shumë futbollistë. Lojtarë të fortë teknikisht. Madje ndonjë që kupton shumë nga futbolli. Kemi shumë lojtarë shqiptarë në Itali, Portugali, Spanjë, Gjermani, Angli e në Turqi. Kam parë shumë gjëra tek ata. Sipas meje ne kemi një skuadër të mirë për të provuar, për të bërë diçka shumë të bukur”, vazhdoi tutje tekniku ‘kuqezi’.
Kujtojmë që Shqipëria ndeshjen e parë në fazën para-kualifikuese në EURO2024 e zhvillon si mysafir kundër Kombëtares së Polonisë.