Asist të tillë s’keni parë moti, ndodhi në Superligën e Kosovës

Skuadra e Dukagjinit po fiton 2 me 0 ndaj Drenicës në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 25-të në Superligën e Kosovës.

Goli i parë u shënua nga sulmuesi i njohur në futbollin kosovar, Otto John në minutën e 12’të, shkruan LIG Sport

Por ajo që bie në sytë e të gjithë shikuesve është asisti i dhënë për Johnin, nga lojtari Marclei Santos.

Sigurisht që asist të tillë s’keni parë moti edhe në top-ligat më të forta në Europë.