Gjest i turpshëm i tifozëve nga Suhareka, thyejnë ulëset e stadiumit dhe i gjuajnë në rrugë

Skuadra e Llapit ka fituar sot derbin ndaj Ballkanit me rezultatin 3-2 në ndeshjen e xhiros së 25’të të Superligës së Kosovës.

Në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë të pranishme ishin dy tifozeritë, ajo vendase “Legjendat” dhe mysafirët “Xhebrailat” nga Suhareka, shkruan LIG Sport.

Pas përfundimit të ndeshjes kishte tensione të mëdha mes dy tifozerive, ku u desht edhe intervenimi i Policisë së Kosovës, me ç’rast edhe janë arrestuar disa persona.

Tifozët e Ballkanit, Xhebrailat u shfrenuan duke thyer disa karrige të stadiumit, të cilat i hodhën ato jashtë stadiumit dhe në drejtim të vendasve.

Pamjet janë shqetësuese dhe normalisht jo të pranueshme.

Më poshtë momenti i përleshjes: