Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti mezi pret të luaj në dy finalet e mëdha gjatë këtij sezoni me fanellën e Atalantas.
Skuadra italiane ka siguruar finalen e UEFA Europa League dhe Kupës së Italisë, ku si kundërshtarë do t’a ketë, Bayer Leverkusenin dhe Juventusin, shkruan LIG Sport
Përmes një interviste, Gjimshiti tregon se skuadra e tij është në formë të mirë për t’i fituar të gjitha ndeshjet e fundit të mbetura gjatë këtij edicioni.
“Kemi 5 finale deri në fund të sezonit, por nëse luajmë kështu mund t’i fitojmë të gjitha. Ndeshja me Liverpoolin në “Anfield” na dha shumë zemër”, u shpreh Gjimshiti.
Kujtojmë që nesër skuadra nga Bergamo zhvillon finalen ndaj Juventusit, kurse më datën 22 maj ndaj Leverkusenit.