Moti me shi në Kosovë, tifozët zgjedhin mënyra për ta shikuar klubin e zemrës

Skuadra e Llapit po luan ndeshjen e rëndësishme çerekfinale në Kupën e Kosovës, ndaj Malishevës.

Edhe pse mot me shi, në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ ka një numër të paktë të tifozëve, shkruan LIG Sport

Disa tifozë kanë zgjedhur një mënyrë interesante për ta shikuar këtë takim. Ata kanë marrë me vete në stadium çadra të mëdha, që përdoren në lokale dhe kafene të ndryshme vetëm për të mos i lagur shiu.

Skuadra e Llapit deri në këto momente është duke barazuar me rezultatin 2 me 2 në shtëpi.