Pak u diskutua për të, por Isak mbrëmë realizoi gol fantastik në Premier League

Skuadra e Newcastle United mbrëmë arriti fitore të madhe në xhiron e 28-të në Premier League, pasi mposhti si mysafir Nottingham Forestin.

Dy golat për ekipin e Eddie Howe i realizoi anësori i Kombëtares së Suedisë, Alexander Isak, shkruan LIG Sport

Golin e parë lojtari 23-vjeçar e realizoi në mënyrën më të mirë të mundshme, që në të vërtetë pak u fol për të mbrëmë. Kurse golin e dytë, ish-lojtari i Real Sociedad e shënoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutat e fundit të ndeshjes.

Me fitoren e mbrëmshme, ekipi i Newcastle United futet në garë për ta siguruar një vend në top-4. Ata tani kanë 47 pikë, një më pak se Tottenham Hotspur (48) dhe nnjë ndeshje më pak të zhvilluar.