Ismajli pësoi lëndim mbrëmë, te Shqipëria ende nuk e dinë situatën e mbrojtësit kosovar

Trajneri i Kombëtares kuqezi, Silvinjo ka dalë në një konferencë për mediat në prag të grumbullimit të lojtarëve në prag të sfidës me Poloninë.

Futbollisti i Empolit, Ardian Ismajli mbrëmë pësoi një lëndim të lehtë në përballjen ndaj Atalantas. Por ende nuk dihet saktë shkalla e lëndimit.

Se a do të jetë pjesë e ekipit ‘kuqezi’ ende nuk dihet, pasi Sylvinho thotë që kjo do të mësohet pas disa ore.

“Për fat të keq ai pësoi një dëmtim mbrëmë. Po vuante nga një lëndim. Por ne nuk e dim akoma. Doktori jonë është në kontakt me drejtuesit e Empolit. Deri pasdite ne do e mësojmë gjendjen e tij. Kështu që presim për ta kuptuar situatën dhe për të marrë vendimin e duhur për të”, tha trajneri i Shqipërisë në konferencë për media

Kujtojmë që Shqipëria ndeshjen e parë e zhvillon si mysafir i Kombëtares së Polonisë.