Qesharake | Sulmuesi i Malishevës me huqjen e vitit, kaloi portierin, por nuk shënoi në portën e zbrazët

Skuadra e Malishevës ka lëshuar një mundësi të artë në ndeshjen e djeshme ndaj Dritës në kuadër të Superligës së Kosovës.

Në fundin e pjesës së parë, sulmuesi i Malishevës, Sobowale lëshoi mundësi të mirë shënimi në ndeshjen ndaj liderit aktual, Dritës, shkruan LIG Sport.

Futbollisti kaloi edhe portierin e Dritës, Faton Maloku dhe tërësisht i vetmuar nuk mund të shënonte në golin e zbrazët.

Ishte shumë e çuditshme mundësia e lëshuar nga një sulmues si Sobowale, i cili nuk qëlloi as portën, duke marrë parasysh që nuk ishte i penguar dhe vetëm duhej ta shtyente topin në rrjetë.