Shënon 3 gola në 90 minuta para ardhjes te Shqipëria, Jasir Asani arsyeton ftesën e Sylvinhos

Silvinjo ka pasur disa risi në listën e Kombëtares për ndeshjen me Poloninë. Mes tyre ishte edhe afrimi i Jasir Asanit. Ky i fundit ka shpërthyer në ndeshjen e sotme para ardhjes te kuqezinjtë duke shënuar tre gola.

Lojtari shqiptar ishte protagonist në fitoren e Gëangju ndaj Icheon, e mbyllur me shifrat 5-0. Asani arriti të realizonte tre gola dhe është golashënuesi më i mirë në këtë nisje të kampionatit në Korenë e Jugut me 4 gola të realizuar në 4 ndeshje.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jasir Asani (@jasir_asani10)