Në La Liga bëhet penalltia e famshme, por bashkëlojtari i Trejo-s dështon keq

Në ndeshjen mes Rayo Vallecano dhe Girona, e vlefshme për xhiron e 26-të në La Liga u tentua të përsëritej penalltia e famshme e Thierry Henry dhe Robert Pires.

Futbollisti i Vallecanos, Oscar Trejo ia preku topin bashkëlojtarit të tij, por ai nga afërsia dështoi të shënonte gol, shkruan LIG Sport

Kjo ndeshje u mbyll me rezultatin e barabartë 2 me 2 dhe dy skuadrat arkëtuan nga një pikë tejet të vlefshme.

Kujtojmë që edhe dyshja e Arsenalit në atë kohë kishte dështuar të shënonte gol nga kjo skemë interesante e penalltisë.