
Skuadra e Tottenham Hotspur ka barazuar 3-3 ndaj Southampton në xhiron e 28-të në Premier League.
Trajneri i Spurs, Antonio Conte pas ndeshjes dha një deklaratë tejet interesante, duke kritikuar të gjithë lojtarët e tij, shkruan LIG Sport
“Ata janë mësuar me të këtu. Të mos luajnë për diçka të rëndësishme. Ata nuk duan të luajnë nën presion. Ata nuk duan të luajnë nën stres.”
“Historia e Tottenhamit është kjo! 20 vjet ka pronar dhe ata kurrë nuk fituan diçka. Pse?”
Unë shoh vetëm 11 lojtarë që luajnë për veten e tyre. Klubi ka përgjegjësinë për tregun e transferimeve, përgjegjësinë e ka trajneri… por lojtarët, ku janë lojtarët?!”
Justifikime, justifikime, justifikime. Mundohem t’i mbrojë ata çdo herë. Bah. Hajde hajde. Ne jemi profesionistë”.
“Klubi na ka paguar shumë para, lojtarët marrin para. Unë kam marrë para. Jo për të gjetur justifikime.”
Antonio Conte is angry… 😡
🎥 @HaytersTV pic.twitter.com/QfZ88yDXxQ
— Football Tweet ⚽ (@Football__Tweet) March 18, 2023