Armando Broja ka mbyllur përfundimisht aventurën e tij me Fulham. Sulmuesi do të rikthehet te Chelsea pas huazimit dhe do të vendosë të ardhmen e tij.
Përpara rikthimit në Londër, Broja ndodhet në Shqipëri këto ditë dhe sot ka vendosur të ndjekë finalen e vogël të Superiores mes Skënderbeut dhe Vllaznisë, e cila luhet në orën 19:00. Sulmuesi i Kombëtares është i pranishëm në stadiumin Air Albania ku i pyetur për arsyen e vizitës së tij, ai u shpreh: Jam këtu si tifoz i Vllaznisë.
Broja pritet të jetë një temë e nxehtë në merkaton e verës pasi Chelsea kërkon ta shesë dhe ekipet e interesuara janë të shumtë. Gjithësesi, fokusi i bomberit është vetëm Euro 2024 aty ku pritet të jetë pjesë e listës përfundimtare të Sylvinhos, e cila publikohet më 27 maj në orën 16:00.