
Një gol tejet i bukur u shënua në Ligën e Parë të futbollit në Kosovës, mes Istogut dhe Rilindjes, e cila u mbyll me rezultatin 2-1, e vlefshme për javën e 19-të.
Futbollisti Bleron Tolaj realizoi gol nga mesi i fushës. Ai pa pozicionin e portierit dhe bëri goditjen e tij për të shënuar këtë supergol, shkruan LIG Sport
Tolaj shënoi pothuajse njëjtë si lojtari i Sportingut gjatë mbrëmjes së enjte ndaj Arsenalit në ndeshjen e vlefshme për kualifikim tutje në UEFA Europa League.
— KS Sport (@kssportt) March 19, 2023