Moderatori i sportit, Emanuell Syla është larguar përfundimisht nga Klan Kosova.
Mbrëmë ishte emisioni i tij i fundit, pasi përmes kësaj puntate dha edhe lajmin për largim nga ekrani televiziv, shkruan LIG Sport
Gjatë një fjalimi përshëndetës, analisti Arben Zeqiri shpërtheu në lotë, pasi vërtetë ishte pikërisht gazetari që i bëri të njohur në opinionin sportiv.
VIDEO: https://www.facebook.com/share/v/PQFqf2rZBxMQ94j5/?mibextid=WC7FNe
Ky ishte mesazhi i fundit si moderator nga Emanuell Syla:
Ky ishte emisioni im i fundit, pasi po largohem nga Klan Kosova.
Me krejt qenien dhe energjinë time kam shërbyer për 11 vjet. Falënderues gjithë jetën për të gjithë ju, për shtëpinë Klan Kosova që nuk do të zëvendësohet me asgjë. Nuk mundem pa i veçuar tre persona: Valon Krasniqin, Alaudin Hamitin dhe Gazmend Sylën, si dhe gjithë koleget e kolegët, gjithë mysafirët, e sidomos juve të dashur shikues që keni qëndruar besnik ndaj emisionit Sports Show.
Falënderoj familjen time për mbështetjen, e sidomos gruan time Donën që më ka kuptuar gjithë këto vite që nuk kam mundur të jem pran saj dhe fëmijëve secilin vikend.
Faleminderit nga zemra!
Siç kishte thënë Xabi Alonso kur kishte lënë futbollin: “Lived it. Loved it. Farewell beautiful game.”
Jemi një!