Asllani lojtari më i shtrenjtë te Shqipëria, kjo është vlera totale e ‘Kuqezinjëve’

Kombëtarja e Shqipërisë do të luaj vetëm një ndeshje në fazën para-kualifikuese për Euro 2024, ku si kundërshtar do ta ketë Poloninë në stadiumin ‘Narodoëy’.

23-futbollistë bëjnë pjesë në listën e futbollistëve të ftuar nga trajneri i ri i ‘Kuqezinjëve’, Sylvinho – me Kristjan Asllani që është lojtari më i shtrenjtë sipas sajtit ‘Transfermarkt’ (12 milionë euro).

Ekipi i Kombëtares së Shqipërisë në total kap vlerën e 59.15 milionë euro, kurse përveç Asllanit, vlerë të lartë ka edhe mbrojtësi i AS Roma, Marash Kumbulla. Vlera e tij shkon deri në 9 milionë euro.

Nedim Bajrami qëndron në pozitën e tretë si lojtari më i shtrenjtë. Ai ka vlerën totale 8 milionë euro. Kurse ardhja e re, Anis Mehmeti, nga Bristol City momentalisht ka vlerën 500 mijë euro – që sigurisht në të ardhmen e afërt kjo vlerë pritet të hyp deri në 2/3 milionë, duke parë paraqitjet e tija.

Sigurisht që te Shqipëra, lojtari më i shtrenjtë momentalisht është Armando Broja, lojtari i Chelseat që kap vlerën e 30 milionë euro, por që shkaku i lëndimit nuk është ftuar nga Sylvinho.

Ndeshja mes Polonisë dhe Shqipërisë zhvillohet më datën 27 mars nga ora 20 e 45, takim ky i vlefshëm për fazën para-kualifikuese për Euro 2024 që mbahet në shtetin e Gjermanisë.