
Kombëtarja e Kosovës sot gjatë ditës ka mbajtur seancën e radhës stërvitore para dy ndeshjeve në fazën para-kualifikuese për Euro 2024.
Futbollsiti i SC Paderborn në Bundelisga 2, Florent Muslija menjëherë pas përfundimit të stërvitjeve foli për kamerat e FFK-së, shkruan LIG Sport
Ai mendon se me kualitetin që ka ekipi ‘dardanë’ ka shumë mundësi të kualifikohen në Kampionatin Europain që mbahet në vitin 2024 në Gjermani.
“Pres shumë nga ky cikël kualifikues. Mendoj se i kemi mundësitë shumë të mira për të arritur në Evropian. E kemi ekipin shumë të fortë dhe shpresoj se do të arrijmë maksimumin. Atmosfera është fantastike dhe sigurisht se të gjithë jemi të lumtur që jemi këtu. Shpresoj se do të arrijmë të kallxojmë veten për vendin tonë. Kundër Izraelit pres një ndeshje shumë të mirë dhe jam optimist se do ta fitojmë ndeshjen sepse e kemi kualitetin. Mesazhi për Dardanët? I falënderoj të gjithë ata që po na përkrahin dhe shpresoj se do t’i sjellim pikët e plota në Kosovë”, ishin fjalët e lojtarit kosovar
24-vjeçari gjatë këtij sezoni në Bundesliga 2, ka zhvilluar 24 ndeshje, ka shënuar 4 gola dhe ka bërë 3 asiste. Vlera e tij momentale sipas sajtit ‘Transfermarkt’ shkon deri në 1.2 milionë euro.
Kujtojmë që ndeshjen e parë ekipi i Alain Giresse e zhvillon të shtunën kundër Izraelit.