Ish-trajneri i Kosovës, Bunjaki: Besoj në histori, kush e besonte se Rrahmani dhe Muriqi do shkojnë në këtë nivel të lartë

Kombëtarja e Kosovës gjatë këtij muaji zhvillon dy ndeshje tejet interesante në fazën para-kualifikim në Euro 2024, ndaj Izralit dhe Andorrës.

Për lajmi.net, Albert Bunjaki, ish-selektori ‘Dardan’ tregoi se sa ka gjasa për kualifikim Kosova.

Bunjaki poashtu foli edhe për përzgjedhjen që bëri trajneri Alain Giresse për këto dy ndeshje.

“Ne duhet të besojmë në përzgjedhjet e Alain Giresse dhe stafit të tij. Natyrisht te përzgjedhja e një lojtari janë shumë faktor që duhet të analizohen, nga forma momentale, statusi fizik, konkurrenca në pozicione dhe ideja e lojës së kundërshtarit. Unë e di që aty është një staf profesional dhe që po bën punë të mirë”, tha Bunjaki për lajmi.net

Të shtunën ‘Dardanët’ luajnë ndaj Izraelit në Tel Aviv nga ora 18:00. Bunjaki thotë se një barazim do të ishte rezultat i duhur për Kosovën.

Bunjaki om sina första veckor i Karlstad Fotboll: ”Perfekta premisser” - NWT

“Izraeli nuk është kundërshtar i lehtë dhe në bazë të rënditjes dhe përvojës, padyshim është një lojë shumë e vështirë. Ndoshta duhet të mendojmë të marrim një pikë. Me rëndësi është që të mos humbasim në këtë ndeshje. Kurse e dimë që në Prishtinë jemi shumë të fortë me përkrahjen e Dardanëve. Pra një lojë me taktikë të mbyllur duke luftuar për të marrë një rezultat sa më të mirë”, vazhdoi tutje ish-trajneri i Kosovës

Amir Rrahmani dhe Vedat Muriqi janë dy lojtarët kyç dhe që po kalojnë në një sezon fantastik me skaudrat e tyre, Napoli dhe Mallorca. Ish-selektori thotë se askush nuk e besonte që këta dy do shkonin deri në këtë nivel

“Amir Rrahmani dhe Vedat Muriqi, padyshim që janë dy shtyllat tona më të forta. Ata janë simbol i qëndrueshmërisë dhe karakterit fizik. Kush e kishte menduar këtë zhvillim të tyre në kohën kur unë i ftova te Kosova. Muriqi ishte në ligën e dytë turke, kurse Amiri ishte në Zagreb. Ne besonim shumë në zhvillimin e tyre, dhe për këtë duhej kohë. Jam shumë krenar me ta, por edhe me djemtë tjerë që përfaqësojnë shtetin tonë”, shtoi Bunjaki

Javën e ardhshme, të martën – ‘Dardanët’ luajnë në shtëpi në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ ndaj Andorrës. Trajneri që po bën punë në Suedi, mendon se kjo ndeshje është e lehtë në letër.

“Loja kundër Andorrës është e lehtë në letër, por futbollit sot nuk është i lehtë. Lojtarët tani kanë më shumë eksperiencë dhe dinë t’i qasen lojëve të tilla, andaj nuk do ta kemi problem”

“Unë jam shumë optimist nga se kemi grup lojtarësh që kanë bërë emër në futbollin europian dhe nuk do t’i përulemi askujt. Ne mund të ia dalim deri në fund. Ju uroj fat të gjithëve dhe një fillim i mbarë”./Lajmi.net/