Siguria e lartë për Granit Xhakën në Serbi, gazetari serb: Ai nuk është i mirëpritur, por Policia është gati

Kombëtarja e Zvicrës luan ndeshjen e parë të fazës para-kualifikim në Euro 2024 më 25 mars ndaj Bjellorusisë.

Për shkak të gjendjes në shtetin bjellorus, kjo ndeshje do të luhet në Novi Sad të Serbisë, shkruan LIG Sport

Granit Xhaka denies trying to inflame Balkan tensions with Jashiri shirt as  Switzerland qualify

Kryeredaktori i Sportal në Beograd, Predrag Mihailovic flet për situatën e sigurisë për ndeshjen kualifikuese në Kampionatin Europian dhe për Granit Xhakën – ky i fundit njihet për shqiponjën drejtuar lojtarëve serb në ndeshjen e Kupës së Botës në Rusi dhe veshjes së fanellës me mbiemrin Jashari në Kupën e Botës ‘Katari 2022’.

VIDEOhttps://www.blick.ch/sport/fussball/nati/nati-gegen-belarus-in-novi-sad-die-serbische-polizei-wird-bereit-sein-fuer-granit-xhaka-id18425944.html

Ai thotë se lojtari shqiptar pritet të ketë siguri të lartë dhe se Policia e shtetit është e gatshme për mbrojtjen e tij.

“Ai s’duhet të dalë në rrugë, sepse nuk është i mirëpritur këtu. Por për mbrojtjen e tij Policia serbe është gati”, ka thënë Mihailovc

Kujtojmë që Granit Xhaka do të jetë shqiptar i vetëm që do të udhëtoj me ‘Helvetikët’ në Serbi, për shkak se Xherdan Shaqiri dhe Andi Zeqiri u larguan nga lista e Murat Yakin shkaku i lëndimit.