Muja për herë të parë me ‘Dardanët’: Është një privilegj, shkojmë për rezultat pozitiv në dy ndeshje

Kombëtarja e Kosovës me trajnerin, Alain Giresse ka mbajtur seancën e radhës stërvitore në prag të ndeshjes së parë ndaj Izralit në fazën parakulifikim në Euro 2024.

Në kampin e Hajvalisë, një ditë me diellë kënaqi futbollistët e Kosovës, ku mbajtën stërvitjen e radhës, shkruan LIG Sport

Lojtari i Antwerp, Arbnor Muja që u grumbullua për herë të parë me ‘Dardanët’ shprehet tejet i lumtur që është pjesë e ekipit dhe premton rezultate pozitive në dy ndeshje.

 “Është hera e parë që jam me ekipin kombëtar. Është një ndjenjë shumë e mirë të jem pranë këtyre lojtarëve, pranë kombëtares dhe vendit që jam rritur. Ndihem shumë i privilegjuar të jem në këtë mes. Është një ndjenjë të cilën kam pritur ta përjetoj edhe më herët mirëpo s’ka qenë koha e duhur, por tash mendoj se është diçka fenomenale. Kemi një grup shumë të mirë lojtarësh dhe të dëshmuar edhe në ekipet e tyre, derisa bashkë me stafin e trajnerëve po përgatitemi shumë mirë për ndeshjet kundër Izraelit dhe Andorrës. Besoj në këtë grup dhe në rezultate pozitive në të dyja ndeshjet”, tha për sajtin zyrtar të FFK-së

Ekspedita e Kombëtares së Kosovës do të niset për në Izrael, të premten, në orët e mëngjesit, derisa në Tel-Aviv do ta zhvillojë stërvitjen e fundit para duelit të parë në këto kualifikime.