Premton më shumë gola, Albion Rrahmani i lumtur te ‘Dardanët’: Kam lindur dhe jam rritur këtu si futbollist

Kombëtarja e Kosovës me trajnerin, Alain Giresse ka mbajtur seancën e radhës stërvitore në prag të ndeshjes së parë ndaj Izralit në fazën parakulifikim në Euro 2024.

Në kampin e Hajvalisë, një ditë me diellë kënaqi futbollistët e Kosovës, ku mbajtën stërvitjen e radhës, shkruan LIG Sport

Lojtari i klubit të Superligës së Kosovës, Albion Rrahmani, që u grumbullua për herë të parë me ‘Dardanët’ shprehet tejet i lumtur që është pjesë e ekipit dhe premton rezultate pozitive në dy ndeshje.

 “Është një ndjenjë e veçantë të jesh pjesë e Kombëtares së Kosovës. Unë këtu jam lindur dhe rritur si futbollist. Shpresoj ta ndihmojë ekipin në objektivat e tij dhe të kualifikohemi në Euro 2024. Izraeli? Besoj në rezultat pozitiv, pasi kemi një grup shumë të mirë të lojtarëve dhe të gjithë janë në ecuri të mirë në klubet e tyre. Shpresoj ta dëshmojnë këtë edhe në ekipin kombëtar dhe pse jo të arkëtojmë tri pikë atje. Përfaqësues i Superligës në kombëtare? Patjetër është një privilegj. Zgjedhja e trajnerit Alain Giresse më ka dhënë motiv jashtëzakonisht shumë që të vazhdojë me gola në Superligë. Por, fillimisht shpresoj të nxjerrim rezultate pozitive me kombëtaren e pastaj të vazhdojë me përmbushjen e objektivave me klubin”.

Ekspedita e Kombëtares së Kosovës do të niset për në Izrael, të premten, në orët e mëngjesit, derisa në Tel-Aviv do ta zhvillojë stërvitjen e fundit para duelit të parë në këto kualifikime.