Messi, Messi | Shënoi golin e 800-të në karrierë nga gjuajtja e lirë, ‘shpërtheu’ Buenos Aires

Kombëtarja e Argjentinës ka shënuar fitore 2 me 0 në miqësoren ndaj Panamasë në Buenos Aires.

Golin për 2 me 0 e shënoi ylli i Paris Saint-Germain, Lionel Messi në minutën e 89’të, nga gjuajtja e lirë, shkruan LIG Sport

Ky ishte goli i 800-të në karrierë për fituesin e Kupës së Botës me Argjentinën dhe ish-lojtarin e Barcelonës.

Kujtojmë që kjo ishte ndeshja e parë e Argjentinës që nga finalja e madhe e Kupës së Botës ‘Katari 2022’.