“Me Kosovën në Europian”, FFK-ja publikon një video emocionuese

Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar një video motivuese dhe emocionuese në prag të ndeshjes së parë në fazën para-kualifikim në Euro 2024.

Video kjo tregon mesazhin apo sloganin “Me Kosovën në Europian”, shkruan LIG Sport

Në këtë video marrin pjesë shumica e lojtarëve të Kosovës. Ata pranojnë një kuti me dhurata nga ‘Dardanët’ – për ta rikujtuar të kaluarën dhe për të punuar fortë me të ardhmen.

Nesër nga ora 18:00 në Tel Aviv, Kosova takohet me Izraelin. Kurse të martën pret në shtëpi ‘Fadil Vokrri’, Andorrën.