Nora Gjakova mposhtet nga kundërshtarja serbe dhe fiton të argjendtën

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Tbilist në Gjeorgji.

Kampionia e Kosovës në finalen e madhe për medaljen e artë u mposht nga kundërshtarja serbe, Marica Perisic, shkruan LIG Sport

Kujtojmë që medalje të argjendtë në këtë kompeticion fitoi edhe xhudistja tjetër nga Kosova, Distria Krasniqi. Ajo u mposht në finale dhe mori medaljen e argjendtë.