
Kombëtarja e Kosovës sot gjatë ditës ka arritur në Tel Aviv ku nesër luan ndeshjen e parë të fazës para-kualifikim në Euro 2024.
Alain Giresse dhe ish-kapiteni, Samir Ujkani u paraqiten në konferencë para ndeshjes së nesërme. Ishte poriteri Ujkani ai që foli i pari para gazetarëve dhe tha se Kosova është e gatshme të kualifikohet në Euro 2024.
“Jemi gati për me arrit suksesin tonë, me jep maksimumin. Qëllimi jonë është të mbledhim sa më shumë pikë për kualifikim historik. Jam krenar që jam pjesë e ekipit kombëtar. Besoj që ndjenja është jashtëzakonisht e mirë. Jemi rritur së bashku, kjo është pse them se tani ka ardhë koha për t’u kualifikuar”, tha fillimisht ish-kapiteni i Kosovës
Portieri i klubit italian po ashtu foli edhe për kundërshtarin e nesërme, Izraeli – duke cilësuar si kundërshtar kogja të fortë.
“Çdo ekip e kemi konkurrent, jo vetëm Izraelin. Kjo është arsyeja pse them se çdo ndeshje është si finale. Duhet të japim maksimumin për të mbledhur sa më shumë pikë”, deklaroi mes tjerash Ujkani.
Kujtojmë që nesër në Tel Aviv nga ora 18:00 Kosova luan ndeshjen e parë ndaj Izraelit, kurse ndeshjën tjetër ata e zhvillojnë të martën në ‘Fadil Vokrri’ ndaj Andorrës.