Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja pritet të largohet nga Chelsea gjatë këtij afati kalimtar veror.
E ardhmja e sulmuesit “kuqezi” do të mësohet mënjeherë pas Euro 2024, me lojtarin që dëshiron largimin nga Blutë e Londrës, shkruan LIG Sport
Gazetari italian, Fabrizio Romano raporton se negociatat mes Brojës, Chelseat dhe klubit të Monacos kanë ngecur dhe tashmë destinacioni i lojtarit shqiptar është Premier League.
Kujtojmë që Broja ka oferta të shumta nga skuadrat angleze, përfshi këtu: Evertonin dhe Ëest Ham Unitedin.
Por, për Brojën e rëndësishme fillimisht është Kampionati Europian me Shqipërinë dhe më pas e ardhmja e tij.
🚨🇦🇱 Armando Broja, still expected to leave Chelsea on permanent transfer with several clubs keen but the potential move to AS Monaco has gone quiet.
Understand negotiations with Monaco are not advanced and they’re expected to open talks for different targets. pic.twitter.com/oXchq1hnVY
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 12, 2024