Giresse pyetet për shkarkim: As që keni me pas këtë kënaqësi…

Alain Giresse është deklaruar për barazimin 1-1 të Kosovës ndaj Andorrës në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.

Selektori i Dardanëve tha se tanëve u mungoi konkretizimi i rasteve, derisa edhe gjyqtari nuk mori vendimet e duhura në së paku tri raste.

“Mendoj se nuk e gjetëm zgjidhjen. Na mungoi diçka për konkretizimin e rasteve. Edhe gjyqtari nuk mori vendimet e duhura. Ka shumë gjëra që kjo ndeshje përfundoi 1-1”, deklaroi fillimisht Giresse.

Giresse është pyetur nëse e mendon dorëheqjen nga ekipi ynë.

“Është shumë herët të flitet, ende ka lojë. Ende ka pikë. Nuk mund ta quaj këtë punë të humbur. Mundësia e kualifikimit ekziston gjithmonë”.

“Qëllimi im të vazhdoj punën time këtu. Nuk më intereson mua se çfarë u kënaq juve. Mua më intereson të vazhdoj të punoj dhe të vazhdoj përpara”, potencoi më tej Giresse.