Kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar humbje në ndeshjen e parë të Euro 2024 ndaj Italisë me rezultatin 1:2.
Pikërisht djelmoshat e Sylvinhos shënuan të parët gol me anë të Nedim Bajramit, që ishte goli më i shpejt në histori të Euro-ve, shkruan Indeksonline
Por, Italia barazoi shpejt rezultatin me anë të mbrojtësit, Bastoni në minutën e 11’të. Kurse, golin për 2:1 e shënoi Nico Barella në minutën e 16’të, një gol që ishte i bukur për t’u parë.
It’s a Rey Manaj shot on target the GK saved it pic.twitter.com/DDgzsyg8qX
— c (@rrrrr243) June 15, 2024
Rey Manaj, futbollisti i Sivassporit ishte shumë afër të barazonte rezultatin e ndeshjes, por goditjen e tij e ndali mrekullisht portieri, Donnarumma.
Kujtojmë që tani, Shqipëria dhe Kroacia janë të vetmit pa pikë në Grupin B, kurse Spanja dhe Italia kryesojnë me nga tri pikë.
Donnarumma great save vs. Rey Manaj 90’
byu/ForzaInter_1908 insoccer