
Skuadra e Dritës ka arritur fitore me rezultat bindës kundër Drenicës (3:0) në kuadër të xhiros së 27-të në Albi Mall Superligë.
Drita vuajti për ta thyer rezistencën e Drenicës, ndonëse kuqezinjtë mbeten me një lojtar më pak në fushë në minutën e 36-të pas përjashtimit të Agim Zekës. Shifrat i zhbllokoi Leonat Vitija në minutën e 58-të, derisa më pas realizuan edhe Blend Baftiu (76’) dhe Muharrem Jashari (79’), shkruan LIG Sport
Goli i fundit i shënuar në këtë ndeshje nga Jashari mund të llogaritet si më i miri i sezonit në Superligë. Lojtarët “Intelektual” bën një kombinim fantastik në aksionin e ndërtuar.
@ligsport.net Goli i sezonit në Superligën e Kosovës. #drita #drenica #ligsport #fypシ ♬ original sound – LIG Sport