Kombëtarja e Portugalisë ka shënuar fitore 3:0 ndaj Turqisë në ndeshjen e dytë të fazës së grupit në Euro 2024.
Në fundin e ndeshjes ndodhi një moment tejet interesant, ku një sigurim në ndjekje të një tifozi goditi sulmuesin portugez, Goncalo Ramos, shkruan LIG Sport
Ramos ndjeu dhimbje të mëdha dhe nuk dihet nëse ka pësuar ndonjë lëndim të rëndë pas kësaj ndërhyrje.
Kujtojmë që shumë tifozë u futën në fushë gjatë ndeshjes dhe cak kishin një foto me yllin e Al Nassr, Cristiano Ronaldo.
Steward two footed Gonçalo Ramos pic.twitter.com/SP0kMmEcm6
— Troll Football (@TrollFootball) June 22, 2024