Njeriu i golave të bukur, Fetahaj shënon sërish nga distanca

Skuadra e Lirisë së Prizrenit është duke fituar derbin e javës në Ligën e Parë të futbollit kosovar kundër Feronikelit 74’.

Golin e parë në këtë ndeshje e shënoi Liridon Fetahaj dhe si gjithmonë shënimi i tij ishte nga distanca, shkruan LIG Sport

Fetahaj shënoi në minutën e 21’të një gol tejet të bukur me të majtën, pas një depërtimi fantastik afër zonës së 16-metërshit.