Kombëtarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ka nisur me fitore “Copa America”, pasi mposhti 2:0 Bolivinë.
Qysh në minutën e tretë futbollisti i AC Milan, Christian Pulisic shënoi një supergol për t’ia dhënë epërsinë shtetit të tij, shkruan LIG Sport
Golin për 2:0 e shënoi lojtari i Monacos, Folarin Balogun në fundin e pjesës së parë pas një asisti të Pulisic.
Amerika tani ka tri pikë, aq sa Uruguai në Grupin C, kurse ndeshjen e ardhshme e zhvillon ndaj Panamasë.