Çfarë feste e madhe | Momenti kur lojtarët e Bad News Eagles fitojnë ndaj FaZe, gëzim i madh i shqipeve

Ekipi shqiptar, Bad News Eagles ka fituar ndeshjen ndaj ekipit të dytë më të mirë në sportin e CS:GO, FaZe.

Bad News Eagles arriti fitore edhe në mapin “Mirage” me rezultatin 16:14, duke shkuar kështu me rezultatin e përgjithshëm 2 me 0, pasi fitoi edhe në Inferno paraprakisht, shkruan LIG Sport.

E kjo fitore na solli edhe kualifikimin historik në Majorin e Parisit, që është edhe turneu më i madh në botë në CS:GO.

Pasi fituan këtë ndeshjen, kishte gëzim të madh tek lojtarët e ekipit tanë, të cilët festuan jashtëzakonisht shumë këtë fitore, e këtë kualifikim të madh, pasi në eliminatore morën 3 fitore dhe një humbje.

Ja pamjet nga festa e madhe e tyre: