Ndodh në NBA / E godet bashkëlojtarin, skuadra e çoi në shtëpi pas gjestit të turpshëm

Një situatë e pabesueshme ndodhi në basketbollin amerikan, në ndeshjen mes Minesotes dhe New Orleans.

Rudy Gobert goditi shokun e tij të skuadrës, Kyle Anderson, shkruan LIG Sport

Përplasja ndodhi në fund të pjesës së parë, ku Minesota po humbiste me 12 pikë para tifozëve të vet, ku Gobert dhe Anderson fillimisht u përplasen verbalisht, për ta goditur më pas.

Trajneri i skuadrës vendosi që menjëherë lojtarin ta dërgonte në shtëpi, pas këtij gjesti të turpshëm.

“Vendosëm ta dërgojmë Gobertin në shtëpi pas incidentit. Sjellja e tij në stol ishte e papranueshme dhe ne do ta zgjidhim këtë situatë brenda skuadrës”, shkruhet në njoftimin e klubit, i cili fitoi mbrëmë me rezultatin 113:108.